Loading...

Fifi dhe Ylli Limani në Eurovision? Producenti i njohur jep detaje

Fatjon Miftari, producenti i njohur shqiptar ka bërë me dije se këtë vit do të jetë pjesë e Eurovision pasi ka punuar për garën e qipriotëve. Andromachi nga PANIK Records, do të përfaqësojë Qipron në Torino, me një këngë të kompozuar nga Alex P.

Muzika e këngës do të jetë e punuar nga producenti shqiptar i cili vazhdimisht ka hedhur në treg projekte në bashkëpunim me Ylli Limanin. Çfarë bie në sy në postimin e tij është se ai i ka bërë tag Yllit dhe Fifit, që do të thotë se kënga është realizuar në bashkëpunim edhe me dy artistët shqiptar.

Ndëkrohë, Shqipëria përfaqësohet nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”. Prodhimi i fundit i Fatjonit ka qenë “Lajkat” nga Anxhela Peristeri, përfaqësuesja e Shqipërisë e vitit të kaluar në Eurovision.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com