Aktori Ermal Mamaqi gjatë intervistës që dha sot për emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, komentoi gjithashtu dhe angazhimin si motivues suksesi. Pak kohë më parë pati shumë diskutime nga persona që nuk besonin te kjo nismë.
Ermali tha se ishte zhg ënjyer nga persona që mendonte se i kishte miq.
“Ka akoma njerëz që nuk besojnë te kjo. Para një vit e pak, kur doli ky lajmi se po bëj trajnime pati rev oltë dhe nga miqtë tanë që mendoja se i kisha miq, disa gazetarë pa flokë, më shanin dhe thoshin se ku u bë ky që të bëjë këtë gjënë. Si vë faj dhe me vërtetë që këta njerëz nuk e kuptojnë këtë frymë.”, tha Ermali.
Ai gjithashtu tregoi se ka studiuar për t’u bërë një motivues ndërsa shtoi se dhe vetë para shumë vitesh, kur nuk mundte të arrinte atë që dëshironte, kishte kaluar një periudhë të keqe psi kologjike.
“Ishte një moment kur ti kërkon të kesh më shumë dhe beson se mund të jesh më shumë. Në këto momente kur para shumë vitesh doja të isha më shumë, të isha i suksesshëm, të kisha para, por nuk mundesha. Doja shumë por nuk mundesha.
Kur isha afër de presionit, dikush më jep një libër dhe ishte fillimi i gjithë rrugëtimit tim të studimeve dhe kur lexova, brenda një nate mu duk sikur pashë dritën.”, tha Ermali mes të tjerash duke shtuar se ka studiuar për t’u bërë motivues.