Kryeministri Edi Rama sqaroi sot qytetarët se të gjithë ata që përdorin linjat urbane, ndërurabe nuk do të kenë rritje të çmimit të biletës.
Ai theksoi se koston shtesë do e paguajë qeveria dhe për këtë do të jepen 5 milionë dollarë.
“Ne jemi këtu edhe për transportin tuaj. Ju nuk vini këtu, se këtu nuk është qendra e Tiranës, ju nuk vini këtu me vetura, ju vini këtu me fugon, vini këtu me autobus, nuk e di si e keni të organizuar transportin.
Mbase e garanton kompania por ka shumë e shumë si ju që marrin autobusin dhe ne jemi këtu që të mos ju rritet çmimi i biletës. Prandaj kemi vendosur në këtë paketë rezistence.
5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, që ju të vazhdoni të paguani të njëjtin çmim dhe ne qeveria paguajmë pjesën tjetër dhe ju nuk e ndjeni fare rritjen”, tha Rama në një takim me bizneset.