Loading...

Zbulohet surpriza e mbrëmjes së sotme në PërPuthen, një mama për herë të parë në emision

Ditën e sotme në “Për’puthen PRIME” do të ketë një hyrje të re që do t’i bashkohet panelit të vajzave të programit të dashurisë.
Burime për “Iconstyle.al” bëjnë me dije se konkurrentja e re quhet Çiljeta Kormuzi dhe është ‘influencer’ e ‘make up artist’.

Mirëpo, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se në emision për herë të parë do të jetë pjesë një konkurrente mama, e cila ka një fëmijë në lidhjen e saj të shkuar.

Burimet shtojnë se Çiljeta duket se njihet me një nga konkurrentët më të përfolur, Mevlanin. Duket se ata janë takuar edhe më parë, pasi qarkullojnë fotot e tyre në rrjete sociale.

Ndërkohë, një nga temat që pritet të diskutohet sot në “PRIME” ështe edhe trekëndëshi i krijuar midis Mevlanit, Efit dhe Bledit dhe situata e krijuar mes tyre ditën e djeshme.
Bledi duket sikur nuk e pëlqeu takimin e Efit me Mevlanin, ku afrimiteti i tyre ishte aq i madh sa ky i fundit tentonte ta puthte atë.

Xhelozia që ai po ndjente për Efin shihej tek reagimet që ai bënte. Situata në studio shpesh tensionohej dhe Bledi i tha Efit se po sheh që po sillet njësoj me të dy.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com