Loading...

Rrëfehet ish banorja e Big Brother VIP: ‘Komshia më parë pyet për burrin sesa për mua’

Ish-banorja e “BBV”, këngëtarja Xheisara Frisku është përfolur kudo se është e martuar me burrë të moshuar. Ky thashethem qarkulloi me shpejtësi dhe thuhej se kjo ishte arsyeja pse Xheisara pasi u martua s’e prezantoi kurrë burrin.

Edhe në këtë rast Xheisara Frisku në daljet e saj mediatike ka bërë zhurmën e saj. E njëjta gjë ndodhi së fundmi kur citohej se ajo ishte martuar për letra. Por e vërteta duket se qëndron ndryshe, sipas vetë asaj, duke theksuar se kjo ishte thjesht një deklaratë e bërë me humor nga ana e saj.

“Unë nuk është se bëj batuta, thjesht qesh me veten. Se në bazë të gjërave që dëgjoj për vete, si për shembull, thashethemi i martesës… Në fund të fundit mund të them: Po, u martova. Çfarë problemi ka? Nuk duhet të ndërhyjë dikush te kjo. Zgjohem në mëngjes, dal të pi kafe, komshia më parë pyet për burrin sesa për mua. Këto janë batuta që i lëshoj herë pas herë në bazë të gjërave që dëgjoj. Një ndër gjërat që dëgjova ishte edhe puna e letrave. Bëj autoironi me veten për gjërat e mia personale që dua të jenë private”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com