Loading...

Olti Curri nxjerr ‘zbuluar’ Donaldin: Ja çfarë do të ndodhte nëse nuk do përfshihej Bora në Big Brother

Olti Curri, i cili ka bërë komente gjatë gjithë Big Brother-it dhe sot që është finalja e edicionit të parë VIP, faqe të shumta dhe personazhe të ndryshëm kanë bërë sondazhe në rrjetet e tyre sociale.
Olti ka bërë një video në Youtube ku ka komentuar 4 finalistët. Për Ilirin tha se nuk e ka shijuar shumë lojën për shkak se ka bërë llogari gjatë gjithë kohës. Për Einxhel tha po ashtu se ka një stil të vjetër loje dhe i ngjan Ermelës, fituese e një prej edicioneve të BB.

Ndërkohë për Donaldin tha se ka bërë lojë dyshe gjithmonë dhe se ka përdorur historitë për vëmendje. Ai tha se po të mos ishte Bora aq e famshme, për Donaldin nuk do kishte pasur kaq zhu rmë në rrjetet sociale.

“Ka qenë banori me më shumë surpriza aty brenda, me super marketing nga jashtë. Kërkonte shumë herë më lini të flas më lini të flas dhe kur i jepej fjala, nuk është se artikolonte ndonjë temë që do kujtohet gjatë në historinë e Big Brother apo në historinë e televizionit shqiptar.”

Teksa për Beniadën, Olti tha se është një banore që ai e do shumë dhe që ajo nuk ka hu mbur në asnjë moment fminilitetin e saj. Ai u shpreh se Beniada solli frymë europiane dhe po ashtu ishte shumë elegante në stil dhe pa e tepruar asnjëherë.

“Ka pasur një look elitar në veshje. Ka qenë gjithmonë seksi por pa e tepruar. Ka qenë personazhi më viral i rrjeteve sociale.”

Olti tha se momentet e trishta në skaletë ka penalizuar shumë banorët, pasi ata do shfaqeshin më shumë të qeshur, të rinj e shakatarë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com