Aktorja e njohur Olta Gixhari ka zbuluar disa të pathëna më parë për jetën e saj private, përmes një lidhjeje “Skype” nga Valencia, në Spanjë. Ajo foli sot në “Ftesë në 5”për jetën e re si nënë, ndërsa tregoi se është shumë e lidhur me të birin dhe ndonjëherë më shumë kontrolluese sesa duhet.
Ndërkohë Sa i përket partnerit, Olta u shpreh se nuk poston foto me të pasi ai nuk është një personazh public, por zbuloi për herë të parë se partneri i saj është shqiptar dhe se quhet Dori.
“Unë emrin edhe mund t’ ia them. S’ ia kam thënë se s’ më kanë pyetur kurrë për emrin… Zakonisht më pyesin pse s’nxjerr foto me fytyrën e tij…”, u shpreh Gixhari.