Loading...

Ndodh takimi i shumëpritur mes Dagz dhe vëllait të Einxhel

Mbrëmjen e djeshme në “Fan Club” përveç diskutimeve, ka pasur edhe momente shumë të bukura, e një prej tyre ishte padyshim dhe takimi i shumëpritur mes vëllait të Einxhelit dhe DJ Dagz-it.
Shkak për këtë u bë këngëtarja e njohur, Big Mama, e cila e qeshur dhe me energjinë e saj, ka arritur t’i bëjë të dy bashkë, teksa shprehet për Dagz-in:

“Djalin e kemi shumë të mirë, ishalla nuk do të na e rr ahë Einxhel”.

Kujtojmë se historia e DJ Dagz-it dhe moderatores, Einxhel Shkira ka nisur brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Dyshja përveç bisedave që kishin për vazhdimësinë e programit, marrëdhënien e tyre ata kaluan edhe momente intime së bashku.

Duket se edhe kur të takohen jashtë marrëdhënia e tyre ka për të vajtur po aq mirë sa brenda shtëpisë.

Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.

Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com