Loading...

Iu publikua paga gjatë kohës që ishte në ‘Big Brother VIP’, Monika Lubonja bën lëvizjen e papritur në Bashkinë e Tiranës

Aktorja e njohur Monika Lubonja, e cila u ele minua nga Big Brother një javë para finales së madhe, duket se i është rikthyer punës së saj në Bashkinë e Tiranës.

Përmes disa fotove që kanë postuar koleget e saj, ajo shihet në ambientet e bashkisë, ku shërbeu si këshilltare deri në momentin e futjes në Big Brother.

Më pas kontrata e saj u ndërpre nga kryebashkiaku Veliaj.

Gjatë kohës që ajo ishte pjesë e shtëpisë, doli në pah edhe skandali me pagat, ku publiku mësoi se Lubonja paguhej më shumë se 1 milionë lekë të vjetra si këshilltare e Veliajt.

Pas daljes nga shtëpia, Monika tregoi se kishte njoftuar burimet njerëzore, për hyrjen e saj në Big Brother.

Tashmë duket se ajo i është rikthyer rutinës, shkruan noa.al, ndërkohë që Big Brother, në ndryshim nga shumë prej banorëve të tjerë, nuk i dha mundësinë e një projekti të ri, të mbështetur nga Top Channel./ Noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com