Në natën e fundit që u ka mbetur të kalojnë në shtëpinë e Big Brother Vip, katër banorët finalistë ende nuk u kanë shteruar energjitë për t’i punuar rrengje njëri-tjetrit.
Këtë herë “pre” kanë rënë Iliri dhe Donaldi, ku njëra prej vajzave u ka he dhur në krevat xixa.
Teksa Ilir shkon për të fjetur, shikon “surprizën” mbi çarçafë, e në fakt nuk i pëlqen aspak. I njëjti “fat” ishte edhe për Donaldin.
Të dy djemtë i drejtohet Beniadës duke menduar se ka qenë ajo e cila e ka bërë. Duke qeshur, bukuroshja bionde i thotë se nuk fshihet pas kësaj loje. “Për kokë të Arbanës që nuk e kam bërë unë”, betohet ajo me shkaka.