Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se pas një pune disa orëshe është hapur aksi rrugor Qafë Thore – Theth. Tashmë rruga për në fshatin turistik të Thethit është i kalueshëm, ndërsa prej disa orësh qëndronte i bllo kuar për shkak të r ënies së or tekëve.
Li dhur me hapjen e këtij aksi, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, duke thënë se pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore – Theth.
Postimi i Ramës Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore – Theth
Tashmë qarkullimi në rrugën e re kryhet pa pr obleme edhe në kulmin e dëborës.