Emanuela, gruaja e Ilir Shaqirit dhe vajza e tyre Emily kanë reaguar për herë të parë pas fitores së balerinit. Iliri mori çmimin prej 100 mijë eurosh pasi u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.
Kanë qenë të shumtë ata që e kanë uruar balerinin mirëpo mbështetjen më të madhe e ka marrë nga gruaja dhe e bija.
Emanuela ka publikuar një foto nga momenti që merr çmimin krahas së cilës ka shkruar: “Një nga emocionet më të bukura të jetës sime. Ilir Shaqiri, ai që ndezi dritat e shtëpisë së BB VIP dhe ai që i fiku pas 4 muaj e gjysmë. Krenar për ty gjithmonë e më shumë”, është shprehur Emanuela.
Ndërkohë e bija ka shkruar: “Kjo eksperiencë fantastike ka përfunduar dhe në mënyrën më të mirë… babi je shembull për mua dhe për gjithë ata që të ndjekin. Kthehu tek unë fitues”.