Ilir Shaqiri është fituesi i çmimit të madh të edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Balerini i njohur ishte i pari që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe i fundit që fiku të gjitha dritat e saj.
Kanë qenë të shumtë ata që e kanë përshëndetur, madje edhe disa ish-banorë që kanë bërë një pjesë të rrugëtimit së bashku.
Por sigurisht mbështetjen më të madhe e ka marrë nga bashkëshortja Emanuela Morini dhe vajza, Emily Shaqiri. Në finalen e madhe e shoqja ishte e pranishme e madje i bëri edhe surprizën e fundit brenda shtëpisë, ndërsa e bija për shkak se ishte e infektuar me Covid-19 e kishte të pamundur që të vinte në Tiranë.
Pavarësisht kësaj, ato i kanë bërë dedikime të ndryshme në rrjetet sociale. Edhe pas shpalljes së tij fitues i BB VIP, Emanuela dhe Emily, kanë treguar se sa krenarë janë për të.
“Një nga emocionet më të bukura të jetës sime. Ilir Shaqiri, ai që nd ezi dritat e shtëpisë së BB VIP dhe ai që i f iku pas 4 muaj e gjysmë. Krenar për ty gjithmonë e më shumë”, shkruan Morini bashkëngjitur me foton ku shfaqet balerini me çekun e madh dhe moderatoren e njohur, Arbana Osmani.
Ndërsa e bija shkruan: “Kjo eksperiencë fantastike ka përfunduar dhe në mënyrën më të mirë… babi je shembull për mua dhe për gjithë ata që të ndjekin. Kthehu tek unë fitues”.