Teksa ka nisur gjysmëfinalja e Big Brother, këngëtarja e njohur Fifi ka shprehur mbështetjen e saj për dy prej banorëve që kanë mbetur brenda.
Donaldi dhe Monika sipas saj duhet të jenë pjesë e finales.
Teksa poston disa instastory, Fifi shkruan: Donald dhe Monika ju du, deri në datë 18 nuk du me pa jashtë asnjonin. Kom kajt, kom kesh me juve… kam bo llafe me juve… jemi sha edhe në fund jemi përqafë e jena dashtë e duhemi…
Na kanë sha të gjithë, por të gjithë e dinë po ashtu se sa të drejtë jemi, sa të sinqertë jemi… ahhh e vërtetë, jo të gjithë na pranojnë se ua kujtojmë veten, fasadën dhe dobësitë që i fshehin përdirë për mos me ua pa tjerët…