Loading...

Çfarë i tha Donaldi pasi fitoi Big Brother VIP? Ilir Shaqiri zbulon të pathënat

Në Post Big Brother VIP, Ilir Shaqiri ka folur për çastet e para jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Balerini i njohur u shpreh se momenti që shkatërroi gjithçka kishte menduar ishte kur nuk pa vajzën në emision duke e pritur pasi kishte rezultuar pozitive me Covid.

Ndërsa për finalen me Donaldin, Iliri tregoi fjalët e fundit që ai i tha pasi mori fitoren.

Iliri: Mua më shkatërroi pritshmërinë time. Kur të përqafova, po kërkoja Emilyn. Nuk kam pasur mundësi të dal shumë, vetëm për t’i bërë tamponin Emanuelës se do ikte në Itali. Kemi takuar njerëz, edhe në aeroport, aeroporti desh fluturoi me gjithë avionin. Ti na ke thënë shumë herë që kjo gjë ka arritur cdo pritshmëri, por që të arrinte në këtë pritshmëri, nuk e kisha menduar kurrë. Unë kam ardhur me një mision për veten.

Këto 4 muaj e gjysmë kam bërë e thënë ato që kam dashur dhe kjo i ka arritur njerëzve shumë qartë, shumë shqeto. Duke arritur në finale, arrita objektivin tim. Tek nata finale, ajo që më dha qetësi është se arrihet ajo që ke parashikuar se rivalitetin me Donaldin e kam parë dhe dashur që në fillim. Në natën finale, Iliri dhe Donaldi ishin shumë të qetë, e shijuan pafundësisht atë që ishte bota e surprizave. Fjalët e fundit që Donaldi më tha ishte “e ndjeva dhe e meritove”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com