E teksa na ndajnë dy ditë nga finalja e BBV, astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin se kush mund të jetë fituesi i këtij formati.
Ajo u shpreh se sipas leximit të yjeve shenja më në avantazh është ajo e binjakëve që lidhet me Beniadën.
“Është shumë e fortë, të gjithë ata janë lider, kemi dy shenja zjarri, Iliri dhe Einxhel, dhe përballë tyre të gjithë përulen. Nga vrulli, energjia, nga thënia e gjërave drejtpërdrejtë, pavarësisht mendimit tim, energjinë e shigjetarit e ka përdorur më mirë Einxhel.
Iliri ka dalë tërësisht në temperametin e Dashit, ka qenë praktik në egoizmin e vet. Tani se çfarë do publiku, nëse një njeri që del me egoizmin e vetë, apo dikë që lufton për kauza, unë shoh një femër potente.
Kjo javë përkon me një hënë të plotë në 16, në Luan, Dashëve kjo iu jep madhështi dhe famë. Favorizim përmes yjeve në fakt kanë Binjakët, domethënë Beniada. Beniada nuk ka pasur drama familjare si në Shqipëri, do të më dukej pak jo korrekte që ta fitonte dikush që nuk i përket shumë jetesës në Shqipëri”, tha Meri Shehu në “Fan Club”.