Loading...

Alvisa tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Bashkimi/ Çfarë ndodhi mes tyre?

Alvisa dhe Bashkimi janë dy nga personazhet më të përfolura nga Për’puthen 3.

Pas shumë ngjarjeve dinamike, sakrificave e skandaleve që ndodhën mes tyre, ata ishin çifti i parë që dolën nga ky sezon i formatit të njohur të dashurisë, shkruan lajmi.net.Mirëpo, gjërat nuk shkuan ashtu siç dukeshin e siç lanë përshtypje çifti. Pas njohjes që çifti e vazhduan jashtë gjërat morrën tjetër rrjedhë dhe dyshja e përfolur vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre.

Ishte Bashkimi ai që deklaroi ndarjen nga Alvisa nëpërmjet një postimi në story, ndërsa kjo e fundit ka treguar për herë të parë arsyet e ndarjes.“Ndarja nuk ka ardhur befasisht. Para se Bashkimi të publikonte atë story, kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, jemi takuar dhe kemi vendosur që njohja jonë të përfundonte aty.

Ishte një vendim që e kemi marrë të dy së bashku.Nuk ka qenë me sherr. Normalisht dhe shumë paqësore nuk mund të jetë sepse kishim krijuar një ndjesi për njëri-tjetrin. Të paktën nga ana ime ka qenë një ndjesi e fortë përderisa hodha hapin për t’u rikthyer në program.Nuk dua të hyj në detaje, ishin disa gjëra.

Duke qenë se unë kam pasur lidhje serioze, Bashkimi nuk ka pasur, unë e shihja në një këndvështrim tjetër. Unë isha ajo që doja të flisja 24 orë, të takoheshim më shpesh, ishte më i tërhequr, sepse varet si jemi formuar.”- është shprehur Alvisa në një intervistë./Lajmi.net/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com