Loading...

A do shohim më një histori dashurie si e Adelës dhe Bjordit? Arbana Osmani kujton me nostalgji

Bjordi dhe tanimë e ndjera, Adelajda Xhamani, kanë qenë një nga çiftet më të komentuar në Big Brother.

Romanca e tyre bëri bujë të madhe gjithandej nëpër mediat shqiptare dhe u diskutua në masë të madhe.

Historinë e tyre të dashurisë dhe puthjen e famshme e ka kujtuar së fundmi edhe Arbana Osmani, prezantuese e Big Brother për nëntë vite radhazi.

“Ishte një puthje e fshehtë. Ata u puthën duke menduar që ne nuk e dinim që ishin puthur. Ishte në një korridor të vogël para dhomës së rrëfimit. Ne menduam shumë nëse duhet ta transmetonim”, tha moderatorja për emisionin “Ëndërrtjerrësit”.

Arbana më tej shtoi se emocionet që i kanë dhuruar ata publikut janë të pashlyeshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com