Loading...

Iva Tiço del nga ‘guacka e privatësisë’, pozon për herë të parë me partnerin

Në shkurt të vitit 2020 Iva Tiço deklaroi se e ka gjetur dashurinë e jetës. Gazetarja foli për herë të parë për partnerin, duke zbuluar se ai është gjerman.
Përgjatë kësaj kohe, Iva është treguar shumë e rezervuar rreth jetës private dhe fotot me partnerin kanë munguar. Ajo ka bërë një përjashtim vetëm së fundmi, teksa ka publikuar një imazh të ëmbël krah tij.

Dyshja shihen në një piknik, por Iva është siguruar që të mos e zbulojë portretin e mashkullit që i ka marrë zemrën.

“Me te mirat dhe me te keqijat e vitit te shkuar i kam mbajtur per vete… gjerat qe shtrihen ne mes, jane postime Instagrami”, ka shkruar ajo krahas fotos.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com