Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” dhe “Big Brother VIP” Antonela Berisha ka treguar se është ngacmuar nga futbollisti i njohur i Italisë Mario Baloteli.
E ftuar në “E Diell” Antonela rrëfeu se është takuar rastësisht në një lokal në Milano me “Super Marion”.
Ky i fundit, sipas Antonelës kishte shfaqur interes ndaj saj, madje kishte kishte futur shokë për ta ngacmuar.
Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” thotë se pas dy minutash muhabet Baloteli i kishte shprehur pëlqim, por ajo i kishte thënë se ai nuk ishte tipi i saj.
“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. e kam takuar në një lokal në milano, futi shokë me më ngacmu. bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kshu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela.
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” përmendi dy emra që sipas saj janë personazhet më fals në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje”, tha Antonela.
Kujtojmë se Antonela u përfshi në debate shumë të ashpra me aktoren Arjola Demiri, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.