Loading...

Donaldi bën deklaratën e fortë: Nuk rikthehem as për Beatrixën

Tre janë banorët e “Big Brother Vip” që do të kenë një ankth të shtuar të premten mbrëma, gjatë spektaklit live.

Ato janë Einxhel, Beatrix dhe Donald. “Big Brother” në këtë edicion ka i ka dhënë një mundësi të dytë banorëve. Bëhet fjalë për një biletë, e cila, nëse ka të stampuar “vajtje-ardhje”, të lejon mundësinë e rihyrjes sërish në shtëpi, edhe pse publiku ka vendosur për largimin.
Nëse ndodh që Einxhel të el iminohet, ajo nuk ka mundësi rikthimi në “Big Brother VIP”, pasi bileta e saj është përdorur njëherë. Ajo ishte në nominim me Dj Dagz kur u eli minua për herë të parë, por fati ishte me të dhe në biletë kishte “vajtje-ardhje”.

Ndërkohë Donaldi dhe Beatrix e kanë ende këtë shans. E nëse njëri prej tyre eli minohet, ju vjen në ndihmë bileta nëse e kanë “vajtje-ardhje”.
E teksa ekziston kjo mundësi rikthimi në rast eli minimi nga publiku, Donaldi ka bërë një deklaratë të fortë.

Gjatë me një bisede me Beatrixin, aktori i humorit është shprehur se nëse largohet një herë, nuk do të rikthehet më pas. “Nëse dal, nuk kthehem më”, ka thënë ai.
“As për mua?”, e ka pyetur Beatrix dhe Donaldi i është përgjigjur prerë: Jo sepse nuk më do publiku këtu, me ty do e vazhdoj jashtë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com