Loading...

Beniada e quajti ‘Ydh Dhimani’, shikoni reagimin epik të këngëtarit

Beniada është pa dyshim banorja më karizmatike e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Gjithmonë e buzëqeshur, pozitive dhe me një batutë gati, edhe kur nuk ka në plan të bëjë asnjë të qeshë.

Për faktin që ka jetuar në Itali, shqipja e saj nuk është perfekte dhe emrat nuk mund t’i shqiptojë gjithmonë siç duhet.

Më herët ndodhi me Butrentin… Betruntin… Butrintin. Tani po ndodh me “Ydhi Dhimanin”, siç ajo ka quajtur Ylli Limanin.

Videoja ku ajo shfaqet duke i shqiptuar emrin teksa Einxhel e mëson, po bën xhiron e rrjetit. Madje, nuk i ka shpëtuar as vetë këngëtarit.
Ylli e ka ndarë videon epike në InstaStory, teksa etiketon Beniadën dhe vendos emojin e syve me zemra.

“Prej sot emrin e kom Ydhi Dhimani”- shkruan ai me humor.

“Po sa i bukur ishte ai çuni, sa i lezetshëm, si arush i vockël. Ydhi Dhimani. Shumë i lezetshëm.”- thotë ajo ndër të tjera për Yllin, teksa i shkriu të gjithë së qeshuri.

Për faktin që mezi i shqipton fjalët në shqip, Beniada ngacmohet shpesh nga banorët e shtëpisë.

Ata i kërkojnë të përsërisë pas tyre fjalë të vështira dhe përfundimin merreni me mend vetë. Një “remiks” i shqipes që s’do t’i shkonte askujt më shumë se Beniadës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com