Atdhe Xharavina, djali i cili ia del të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes së medieve dhe publikut, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku ‘Glamour Zone’.
Ai ka pranuar të sqarojë çdo thashethem të përhapur për të dhe për moderatoren Bora Zemani.
Madje, ia nisi duke ‘sqaruar’, të vërtetën e fotos së shkrepur një mbrëmje gjatë verës.
Ester Bylyku: Është publikuar një foto, ku në makinën tënde, ishte një vajzë që dukej identike me Bora Zemanin. Si e komenton foton?
Atdhe Xharavina: Se di saktësisht se kush ka qenë.
Ester Bylyku: Bora ka qenë apo jo? Se këtë duhet ta dish
Atdhe Xharavina: Jo, nuk e besoj. Ç’punë kam unë me atë? Të ishte ditën, po.
Nëse kishte ndonjë urgjencë që s’ka patur makinë apo diçka e tillë. Por jo në atë kohë. Madje nuk e di a jam unë vet aty, se unë fle në orën 23:00 (qesh).