Loading...

Zbulohet marrëveshja e fshehtë e Fifit dhe Granit Canës për lidhje larg syve të publikut

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi (Fifi) nuk i ka kursyer puthjet dhe përqafimet me Granit Canën, gjatë një feste ku kanë qenë të dy të pranishëm mbrëmjen e së enjtes. Në rrjetet sociale, Fifi ka hedhur poshtë ndjenjën e mërisë dhe inatit duke publikuar pamje ku shfaqet duke kërcyer dhe përqafuar me Granitin, të cilit ia shprehu hapur ndjenjat në “Big Brother VIP”, por u përball me refuzimin e tij.

Këngëtarja pati një pëlqim të fortë për të brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, por kur u përballën në studio pasi doli me dëshirën e saj nga formati, ajo tregoi indiferencë, madje mohoi ta quante ndjenjë apo dashuri të vërtetë atë që përjetoi me Granitin. Kjo deklaratë u prit me habi dhe zhgënjim nga Graniti, i cili priste të kishte të njëjtin afrimitet me Fifin edhe pas daljes nga shtëpia.

E ndërkohë që dhe moderatorja e “Big BrotherVIP”, Arbana Osmani, ndau një foto të tyre ku shfaqeshin të afërt dhe të dashur me njëri-tjetrin, në fakt pas këtij takimi në Tiranë fshihet një tjetër afrimitet mes tyre. Miq të afërt të Fifit dhe Granitit kanë treguar për “Panorama Plus” se ata i kanë sqaruar keqkuptimet dhe kanë bërë marrëveshje sekrete për ta vazhduar lidhjen larg syve të publikut.

Por gjatë takimit në Tiranë, duke qenë se ishin në një festë dhe konsumuan ndonjë gotë, nuk arrinin të mbanin distancën që kishin bërë plan të mbanin, për të qëndruar diskretë dhe larg komenteve që mund të bëhen në mediat online. Granit Cana ishte ndër banorët më të komentuar në “Big Brother” sidomos në raportin e tij me Fifin.

Në një rrëfim për RTV Dukagjini, ai foli vetë i pari për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu u largua nga “Big Brother”, pasi humbi ndjenjat gjatë transmetimit live, pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku.

“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikeshë”, u shpreh ai.

Pas daljes nga shtëpia, Fifi u mor në patronazh nga miku i saj Flori Mumajesi, i cili do kujdesej për të pas shqetësimeve me ankthin që shfaqi gjatë qëndrimit në shtëpi. Ajo fitoi vëmendjen e publikut me këngën “Diell”, të punuar me Brunon, që u shndërrua në hit në pak orë, aq sa e postoi edhe Kryeministri Edi Rama, si sfondin me borë në veri të vendit. Në lidhje me gjendjen e saj aktuale ajo iu përgjigj disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj, të cilat sigurisht lidheshin me të madhe me aventurën në “Big Brother VIP”. E pyetur për zhgënjimet ku nënkuptohej edhe Graniti, Fifi u shpreh: “Çka më ka dhimtë janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e tortuar, mesazhet prej më të shpifurave”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com