Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi, është fotografuar e shtruar në spital. Ka qenë vetë Aleksia, e cila ka publikuar një foto në Instastory, ku tregon se është në gjendje jo fort të mirë shëndetësore.
Këto momente të vështira vijnë pikërisht një natë pasi ish-i dashuri i saj, Romeo Veshaj i shprehu hapur pëlqimin modeles Beniada, mbrëmjen e kaluar në BBV.
Ndërkohë para disa ditësh Romeo është përfolur se është në një lidhje dashurie me vajzën e ministrit të mbrojtjes, Niko Peleshi.
Duke folur për “Glamour Zone”, Aleksia Peleshi, tregoi për ndjenjat e saj ndaj Romeos dhe ngjashmërinë që ka ai me të atin e saj.