Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një nga çiftet që kanë shumë vite bashkë dhe janë prindër të një vajze. Së fundmi ata janë përfolur në rrjetet sociale se po zgjerojnë familjen me një fëmijë tjetër. Dyshimet nisën nga disa foto të Xhensilës nga të cilat u përhapën zërat se ajo është shtatzënë.
Disa javë më parë këngëtatja postoi një foto në Instagramin e saj së bashku me të bijën. Dora e Xhensilës qëndron mbi bark dhe kjo foto ngriti dyshime.
Sot Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar në “Jo vetëm modë” ku tregoi detaje nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale. Ajo konfirmoi se nuk është shtatzënë, por shtoi gjithashtu se së bashku me partnerin kanë plane të zgjerojnë familjen. Ajo rrëfeu se dëshiron të ketë edhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe një djalë.
“Këto janë gjëra të bukura që njerëzit duan të të shohin të plotësuar dhe me një fëmijë të dytë? Patjetër, as nuk diskutohet! Falë Zotit, mëmësia më ka ardhur shumë shpejt dhe kështu që kam gjithë kohën e duhur për të pasur një fëmijë të dytë dhe pse jo një të tretë. Plani është aq, trinia. Trinia me dy goca dhe një çun.”, u shpreh ajo.
Artistja tregoi gjithashtu se është paragjykuar në momentin kur ka mësuar se do të bëhej nënë.
“Unë isha në pikën më të fortë të karrierës, gjë që për mua nuk u bë fare pengesë. Në momentin që kam lindur Ajkën, kam qenë më me objektiva të qarta. Kur kam qenë shtatzënë kam punuar deri në muajin e 7-të me koncerte. Në muajin e 7-të kam xhiruar dhe klipin çika-çika ajo mori një jehonë të madhe dhe m’u desh që të bëja dhe koncerte atë kohë.”