Loading...

Sabiani, është i el eminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother,nuk takon shumicën e banorëve: ‘Janë hipokritë’

Sabiani, ishte i ele minuari i radhës nga shtëpia e Big Brother, teksa ishte në nominim së bashku me Meridianin dhe Antonelën.

Rrugëtimi i tij në shtëpinë e famshme ka përfunduar pas më shumë se 60 ditësh.

Ajo që u vu re gjatë largimit të Sabianit është fakti që ai nuk takoi një pjesë të madhe të banorëve, me të cilët duket se kishte pasur dhe hatërmbetje për shkak të situatave të fundit brenda shtëpisë. Sabiani nuk u përshëndet me DJ PM dhe Dagz, me Einxhel, Beatrix, Sarën apo Beniadën, ndërsa në studio i quajti ata hipokritë.

Një shembull për këtë mori faktin se gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother kërkonin që Fifi të dilte jashtë, dhe në momentin që vendosej kënga e saj, bënin sipas tij sikur përloteshin.

Ai që e ndjeu padyshim më shumë largimin e tij, ishte Iliri i cili premtoi se do të l uftonte edhe për të.

Kjo është hera e dytë që Sabiani eli minohet nga votat e publikut, herën e parë ai u bë sërish pjesë e shtëpisë me anë të biletës kthyese që mori në studio.

Këngëtari i njohur nga Shqipëria ishte ndër banorët e parë që u bë pjesë e spektaklit.

Ndërsa, kujtojmë që banorët e mbetur brenda shtëpisë janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Të ftuar special në spektakël ishin reperi Ledri Vula dhe këngëtari Yll Limani, të cilët edhe kanë komentuar ngjarjet dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com