Loading...

Nëna e Trixës reagon sërish, përmend Borën: ‘Nuk po e lënë rehat xhelozet e shtëpisë dhe koleget e Borës’

Pas asaj që u duk si ftohje, zhvillime të reja pati mbrëmë në “Big Brother VIP” për sa i përket çiftit Donald – Beatrix.

Me tone të ashpra ndaj Arjolës, Donaldi u shpreh se e do Trixën dhe nuk është asgjë tragjike sepse sipas tij, mes njerëz të martuar e me fëmijë ndahen jashtë dhe nuk ndodh hataja.

Në një bisedë me Arbanën mes tensionesh nga diskutimet e forta, Donaldi mes tjerash tha se i vie “ta ha” Beatrixën por frenohet nga shumë gjëra, përfshirë kamerat.

E duket se pas këtij “rreshtimi” të qartë pro-Trixës dhe ndjenjës për të, e ka parë të udhës të reagojë nëna e saj, Antigona e cila dy javë më parë përmes një letre, i kërkoi vajzës së saj me ngulm që të mos hedhë hapa tutje pa e qartësuar Donaldi veten dhe raportin me tij me Borën.

Antigona e ka ripostuar me ndjekësit e saj (që janë bërë edhe më të shumtë këto kohë) reagimin e faqes “Lolita” ku mes tjerash përmendet edhe Bora, duke bërë që për të parën herë, tërthorazi apo direkt, nëna e Beatrix ta zë në gojë prezantuesen.

“Nuk po e lënë rehat xhelozet e shtëpisë dhe koleget e Borës, po bëjnë çmos ta nxjerrin keq Donaldin. Në ndjenjat e tjetrit mund të dyshojnë vetëm ata/ato që nuk kanë përjetuar kurrë dashurinë ose janë të shtirur në marrëdhëniet e tyre. Lërini ata dy të rinj të shijojnë si të duan atë lidhje, boll i kërkuat ekg zemre, vërtetim nga kryeplaku i Kasharit, rrëfim të prifti dhe vëllai i madh vetëm për pasiguritë që keni ju me partnerët tuaj” – thuhet mes tjerash në reagim.

Për aq kohë sa është postuar nga Antigona, mund të merret direkt që faqja satiristike “Lolita” ka “folur me zërin” e nënës së këngëtares së njohur. /Prive.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com