Pas ngjarjeve të ndodhura midis Donaldit dhe Beatrix, Semi Jaupaj ka s ulmuar produksionin e këtij spektakli, dhe lidhur me këtë producentja e këtij spektakli Lori Hoxha ka marrë një vendim drastik për ish-banoren e shtëpisë më të famshme.
Me anë të një emaili zyrtar, ka informuar çdo produksion të “Top Channel” që kjo këngëtare të mos jetë e ftuar në asnjë program të Top Channel.
Sipas Semit, shoqja e saj e ngushtë Bora Zemani, ka kërkuar t’i dërgojë një dhuratë Donaldit brenda shtëpisë së BBV duke i dhënë edhe një shenjë që po e pret jashtë, por kjo dhuratë është refuzuar nga produksioni i BBV-së.
Burime të afërta të këngëtares thonë se ka cilësuar produksionin si shkaktarë të pr ishjes së një dashurie, teksa për Borën ka theksuar se është keqpërdorur nga ta.
Kujtojmë që Semi gjithmonë ka theksuar se Donaldi është i dashuruar me Borën, dhe nëse produksioni do të kishte shfaqur qoftë edhe videon e Borës që vendos varësen e Donaldit, ai nuk do të kishte vepruar në atë mënyrë.