Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, ishte një prej personazheve më të komentuara gjatë vitit 2021.
Këngëtarja mori vëmendje të shtuar mediatike për shkak të pranisë në “Big Brother VIP”, e cila ishte një përvojë sfiduese dhe jo pak e lehtë për të, por që u finalizua me këngën “Diell” që u kthye menjëherë në hit. Fifi shpeshherë ka dhënë mesazhe optimiste për jetën. Së fundmi ajo ka uruar Vitin e Ri 2022 përmes një postimi në “Instagram”.
“Krejt cka kerkojme ne jete eshte me qene te lumtur .. me qesh .. me dhane e me marr dashni dhe keto s’kane kosto .. Une zgjedh qe 2022 ta nis duke pi e duke gezu .. duke u lut per njerzit e mi te zemres .. duke uru qe t’i shoh te gjithe te lumtur e te gezum e me plot shendet 🤍
Po shkruaj qe tani sepse dua te jem une e para qe ju uron ma te mirën e botes o nanushat e mi ❤️ i love ya .. GEZUAR 2022 🥳,- ka shkruar Fifi.
Një koment në urimin e Fifit ka ardhur dhe nga Sabiani, i cili i ka qëndruar shumë pranë asaj brenda shtëpisë.
“E gezuar qofsh gjith jeten princesha e bushit“,- i ka komentuar ai.