Loading...

Big Mama, kujdeset për djalin me aftësi ndryshe: ‘E dua shumë. Më mungon. E mendoj gjatë gjithë kohës’

Big Mama mori sot surprizën e parë nga “Big Brother”. Ajo ndau me publikun miqësinë që ka prej rreth dy vitesh me Andin, një djalë me aftësi të veçanta që këngëtarja i ka qëndruar gjithnjë bashkë. Nëna e djalit kishte shkruar një letër për artisten, ku i uronte fitoren dhe e falenderonte për gjithçka ka bërë për të birin. Sa pa Andin në ekran Big Mama nuk i mbajti dot lotët dhe  të gjithë banorët u përlotën gjithashtu.

“Unë e kam fituar Big Brother-in tim me Andin. E dua shumë. Më mungon. E mendoj gjatë gjithë kohës. Që kur jemi njohur, nuk jemi ndarë asnjëherë. Nëse kalonin dy ditë pa u takuar, komunikojmë me video call”,tha Big Mama.

Ajo falenderon dhe nënën e Andit, për besimin që i ka dhënë: “Kanë besim shumë të unë. Ai fle te unë, rri tek unë. Mund të rri me të pa fund”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com