Loading...

Beatrix bën planet për ‘Shën Valentin’, Donaldi jep përgjigjen që nuk pritej

Beatrix dhe Donald janë ende çifti më i komentuar në mediat rozë e kudo në rrjet. Këngëtarja ka shprehur pakënaqësi për raportin e mungesën e vëmendjes, megjithatë aktori mohon se ka ndodhur diçka e tillë.

Kjo situatë është vënë në dukje edhe gjatë një diskutimi mes tyre, për Ditën e të dashuruarve, 14 shkurtin.

Sot mes të qeshurash Beatrix tregoi se është e fiksuar pas datave, ndërsa atij i erdhi në mendje direkt festa e të dashuruarve, Shën Valentini.

Teksa Beatrix i kërkoi që atë ditë ta trajtonte si princeshë, Donaldi ndërkohë lutej që ata të mos ishin brenda shtëpisë së “Big Brother” atë ditë.

Reagimi i tij nuk pritej, por mbase është nisur nga malli për familjarët e jetën jashtë, pasi kanë kaluar shumë ditë, krejtësisht të izoluar.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Un jam një çikë fiksimaxhie me datat.

Donald: Për Shën Valentinin?

Beatrix: Po. Dua të më mbash dorën ndërkohë që ti punon, dua të më ledhatosh flokët, të më trajtosh si një princeshë. Të mos ma lëshosh
dorën kur ti ha me dorën e majtë.

Donald: Ishalla s’do jemi këtu brenda deri për Shën Valentin, o zot.

Einxhel: Unë mendoj që këtu do jemi.

Donald: Ishalla jo o zot. Larg qoftë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com