Prej shumë javësh, “Big Brother VIP” është kthyer në emisionin më të ndjekur në të gjitha trevat shqiptare. Që nga dita e parë që nisi transmetimin e deri tani, komentohet pa fund në çdo vend. Tashmë publiku ka banorin e vet të preferuar dhe atë që nuk e pëlqen aspak.
Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim vitet më parë, “Big Brother” kësaj radhe erdhi me një format krejt ndryshe. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë personazhe të njohur të ekranit, nga aktorë, balerinë, këngëtarë, moderatorë, modele apo blogerë.
Ndërkohë për këtë reality show, si asnjëherë më parë kanë qarkulluar edhe “teori konspirative” të shumta. Si pasojë, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka vendosur që t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të ndjekësve që janë kuriozë të dinë sa më shumë për BB VIP.
Ajo u ka kërkuar atyre t’i tregojnë teoritë konspirative që kanë dëgjuar për “BB VIP”.
“Që Donaldit aq shumë i keni bërë presion, sa i keni humb 15 kg sigurt”, i shkruan një tjetër dhe moderatorja e njohur ia kthen: “Aman ma gjeni atë që i ka bërë presion, të vijë të më bëjë dhe mua, të humbas dhe unë ca kile”.