Loading...

Plas keq debati mes konkurrentëve të ‘Love Story’: Ku ka si çunat shqiptarë!

Konkurrentët e “Love Story” kanë debatuar sot në “Talk Love Story” për shkak të një deklarate nga Serxhani, i cili ishte përplasur me Danielën për një fjalë.
“Doja të thoja se pas mbarimit të puntatës së djeshme, Daniela tha se ju djemtë jeni jashtë serie dhe unë bëra një koment negativ që i thashë nëse unë jam jashtë serie, ti për mua je jashtë loje dhe realisht i kërkoj ndjesë nëse është ofenduar. Unë jam rritur në një shtet tjetër ku vajzat respektohen dhe realisht i kërkoj shumë ndjesë”, tha Serxhani.

Deklarata e tij ka sjellë një diskutim në studio dhe ka qenë pikërisht Kleona ajo që i është kundërpërgjigjur duke i thënë se edhe në Shqipëri respektohen femrat.

Kleona: Edhe në vendin tonë, në Shqipëri, vajzat respektohen dhe ti ke ardhur në Shqipëri dhe po rri në një vend dhe ke një shoqëri meshkujsh që respektojnë femrat,kështu që merr më shumë shembull sepse mesa kemi parë nuk po e tregon atë “të sjellshmin”.

Serxhani: Jam sjellë shumë i sjellshëm dhe shumë i kulturuar me të gjitha ju.

Kleona: Ku ka si çunat shqiptarë.