Loading...

‘I ke dhënë shpresa një femre që s’ke interes’/ Ish-e dashura i dërgon mesazh Granitit

Një mesazh i ka ardhur Granitit në Big Brother Vip nga vajza për të cilën ka thënë se është ende i dashuruar.

Në letër ajo është shprehur se nuk lumtur me lojën që Graniti ka bërë deri tani dhe ka thënë se shpreson që ai të reflektojë. “Zemra nuk bën lojëra”, ka shkruar ajo në fund, teksa menjeherë pasi letra u lexua Graniti është shfaqur i prekur.

‘’Jam e lënduar, nuk je Graniti që njoh unë. Graniti që njoh unë nuk i jep shpresa një femre për të cilën nuk ka interest ë ketë një lidhje. Vazhdo shijoje atë eksperiencë dhe mos harro se unë nuk jam pjesë e saj. Zemrat nuk bëjnë lojra’’,- tha ajo ndër të tjera.
Ai ka thënë se e ka marrë shumë malli për vajzën në fjalë dhe ka treguar se ata ishin shumë të dashuruar dhe të pandarë.

Ndërkohë, Arbana ka treguar se vajza nuk ka pranuar të vijë në studio dhe ka dërguar vetëm letrën. Pas mesazhit emocionues edhe opinionistët në studio u përlotën dhe Balina u shpreh se siç duket Graniti nuk është aq i pandjeshëm sa shfaqet Brenda shtëpisë.

Kujtojmë që ditën e djeshme gjatë bisedave me banorët e tjerë Arditi kishte deklaruar se ishte në dijeni të një lidhjeje të Granitit jashtë Big Brother Vip.

“Unë me aq sa e njoh di që është në një lidhje jashtë, dhe mendoj se prej kësaj kanë ardhur dhe gjithë gjërat e tjera”, tha Arditi

I pyetur në emisionin e sotëm nga Arbana Osmani, Graniti ka thënë se kur ka hyrë në shtëpinë e BBV, nuk ka qenë i lidhur jashtë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com