Tenelovela mes Fifit dhe Granitit është duke vazhduar dhe kësaj here e ka rradhën seria kur ky i fundit thotë se e ka marrë malli për ish të dashurën e tij.
Kjo deklaratë e bukuroshit kosovar ka ardhur në prani të Fifit, e cila nuk reagoi aspak.
“Sa do doja ta takoja”, u shpreh ai.
Ndjekësit e kanë parë këtë ngjarje si një përsëritje të para disa javëve, kur Donaldi e përmendte moderatoren, Bora Zemani dhe produksioni ua mundësoi një takim.
Por, ka edhe nga ata qe e kanë parë si një lloj provokimi ndaj Fifit për ta bërë atë xheloze.