Pjesë e spektaklit të sotëm ishin edhe nominimet. Ndryshe nga herët e tjera kjo proçedurë ndodhi si një zinxhir ku secili shpëtonte banorin e tij të preferuar.
Tre banorët të cilët mbetën në fund të këtij zinxhiri do të ishin automatikisht të nominuarat e rradhës. Si rezultat, të nominuarat e kësaj javë janë Einxhel, Beniada dhe Beatrix.
Banorët nuk e dinë por publiku këtë herë do të zgjedhë të preferuarin e tyre dhe jo atë të cilin ata do të duan të eleminojnë.