Loading...

‘Big Brother VIP’/ Çfarë po ndodh me Kledin

Mbrëmjen e djeshme, kur u pyet nga Arbana se çafrë ka mes tij dhe Beatrixës, të cilën Kledi e zgjodhi për një takim “romantik”, ish-futbollisti tha se e pëlqen dhe se donte ta njihte më shumë. Por nga ana tjetër, ai tha se e dashuron Paulën, e cila ka edhe një vajzë të vogël, dhe se nuk do të lidhej me dikë brenda shtëpisë duke pasur një marrëdhënie të tillë jashtë.

Megjithatë, konkurrenti shtoi se hyrja në këtë spektakël po e ndihmon të kthjellohet nëse duhet ta marrë apo jo një hap më të madh në raport me Paulën, apo duhet të heqë dorë prej saj.

Pas përfundimit të spektaklit, Kledi foli me Semin në dhomën e gjumit. Modeli i tha këngëtares se tashmë është i sigurt se kur të dalë jashtë do të bëjë hapin që s’e ka bërë prej kohësh, përsa i përket lidhjes me Paulën.

Pjesë nga biseda:

Kledi: Zemër, unë e di që kur të dal do bëj hapin që kam kohë që s’e kam bërë. Qoftë nga ana që du unë, ose nga ana tjetër, e di që do bëj nji hap. Dhe për këtë më ndihmon shumë qenia këtu, që të kthjellohem, të shikoj vërtet se ku i kam ndjenjat dhe koha do e tregojë.

Semi: Sigurisht që koha do e tregojë. Aty i kemi të gjithë shpresat. Mirë është mos me mar vendime me emocione të forta.

Kledi: Edhe unë me atë fola. I thash edhe Donaldit ‘të lutem, e di që je si ti dhe unë’. Ai tha që Beatrixa e ka shpreh që unë i pëlqej si person. Si njeri. Vetëm këtë doja të thoja. I thash ‘dua vetëm që të mos ketë keqkuptime se e kam kalu një herë dhe e kam vujt. Dua që ne ta shijojmë në maksimum dhe dua ta shijoj dhe nuk duhet ta kesh atë ndjenjë fare dhe jam i pjek dhe i rraf me vaj e uthull dhe nuk jam nga ata që bien… Nuk ka shans. Dua t’i bëj hapat e menduar. Sepse nuk mund të hapesh në të gjitha. Vuan njeriu. Prandaj kam vuajtur.

Semi: Ajo të pëlqen si njeri, por jo si mashkull. Që këtu i bie që s’ka shans gjëja me ndodh.

Kledi: Unë nuk flas për këtë, por për atë që ndodh mbrapa skenës. Këtu dua të dal, jo me atë si person. Më tha ‘unë të njoh nga jashtë’.

Semi: Nga shoqëria e përbashkët pra.

Kledi: Ku e kam shoqërinë e përbashkët?

Semi: Po goca dajës a e xhajës tat a është Dorina?

Kledi: Po, s’e dija. S’kemi fol hiç për këto. Unë i thash a i merr për ters nëse të përqafoj. Ty të kam shumë xhan se nuk hapem kollaj. Prej teje fola dhe atëherë. Kujtojnë se jam budall se hë se u lidh me një tjetër. Ajo është kafshëri, sepse nuk e meriton. Doja ta shihja se si reagonit kur thash do paguaja një njeri që ta ngacmonte partneren time. Mendova nëse zgjedh Trixën, mund ta njoh. Dhe jam ndjerë mirë edhe pse ma la pezull atë kërcimin e fundit, do ta rraf… (qesh)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com