Loading...

Aktori Igli Zarka largohet nga shtëpia e Big Brother, ja arsyeja…

Aktori Igli Zarka, është larguar sot nga shtëpia e Big Brother. Kjo u bë e ditur përmes një zarfi të zi që arriti në shtëpinë e Big Brother.

“Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimine nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej në mesazhin e dërguar nga Vëllai i Madh.

Banorët thanë se Igli kishte probleme me apandesitin, apo siç njihet ndryshe në gjuhën popullore si “zorra qorrë”.

Banorët kanë mbetur të hutuar nga ky mesazh, derisa e kanë pasur të paqartë nëse Igli do të kthehet përsëri në shtëpi. Igli hyri në shtëpinë e Big Brother VIP të martën e kaluar. Gazetaexpress

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com