Loading...

Vetëm para pak muajsh u nda nga jeta, Çiljeta preket kur flet për të atin e ndjerë

Disa muaj më parë, Çiljeta Xhilaga humbi të atin pas një beteje të gjatë me koronavirusin. Lajmin e tri shtë e konfirmoi vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram, kur për herë të parë na zbuloi edhe disa foto të rralla nga fëmijëria. Sot, këngëtarja ka qenë e ftuar në “E diell”, ku ka folur edhe për të atin e ndjerë, të cilin tha se e kujton në çdo moment.

“Unë atë e kujtoj çdo herë, sa herë që hap telefonin shoh fotot e tij dhe më merr malli. Babai ka qenë një burrë shumë fisnik dhe një shtysë shumë e madhe, që në vogëli, duke qenë edhe unë vajzë e vetme”, tha ajo, që tregoi se si konstrukt i ngjan të atit, ndërsa në tipare të ëmës.

Çiljeta tregon se gjëja që e bën më të lumtur, është që ajo arriti ta bënte gjysh.

“Babai im u martua vonë, kur ishte 48 vjeç dhe nuk arriti dot ta bënte gjysh babin e tij, ndërsa unë e bëra”, tha këngëtarja e prekur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com