Po licia e Shtetit ka shtuar masat në kryeqytet, për të garantuar sigurinë rrugore gjatë fundjavës, duke përdorur makinën inteligjente dhe radarët e natës.
Gjatë natës së kaluar janë ushtruar k ontrolle me radarë, dronë, kamera e makina të paloguara në akset nacionale e qendrat e banuara në të gjithë vendin.
Gjatë kont rolleve, janë konstatuar 193 sh kelje për shpejtësi, që varionin nga 147 km/h deri në 158 km/h.
Njoftimi i plotë:
Njësia Operacionale e Drejtorisë së P olicisë Rrugore, në bashkëpunim me P olicinë Rrugore të Tiranës, vijon kon trollet me makinën inteligjente dhe me radarët e natës, duke evidentuar dhe nd ëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të ga buara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.
Gjatë orëve të fundit, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, Tiranë-Elbasan-Tiranë, nga makina inteligjente dhe radari “Patrol” janë konstatuar 193 shk elje për shpejtësi, që varionin nga 147 km/h deri në 158 km/h.
Nga verifikimi i kryer nga operatorët që plotësojnë masat administrative të dërguara në server rezultoi se 64 prej tyre ishin me masë plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 60 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar.
Po gjatë verifikimit rezultoi 87 prej tyre, krahas shpejtësisë, kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 49 të tjerë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.
Policia e Shtetit, duke ju uruar fundjavë të mbarë, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të den oncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shk elje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.
#MosUbejStatistikë📉
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj👮🏻♂🚔