Sabiani është shumë hermetik kur vjen puna tek jeta e tij private. Por dje në Big Brother VIP ai ka pranuar publikisht se përveç Kejsit, e cila është tashmë pjesë e showbizit, ka edhe një djalë të vogël.
Ai ka treguar se ardhja e tyre në jetë ka qenë një dhuratë e Zotit por nga ana tjetër fakti që ata janë fëmijë të dy nënave të ndryshme ka sjellë edhe vështirësi të mëdha.
”Vëllai i Madh” vendosi që ta surprizonte Sabianin me dy fëmijët e tij.
Ky takim u shoqërua me shumë lot dhe emocione.
Gjatë fjalës së tij këngëtari falenderoi nënat e dy fëmijëve të tij, të cilat i quajti heroina, për kujdesin që ato kanë pasur ndaj tyre.
“Ato janë heroina Arbana, në fillim mendoja se Kejsi do të ishte xheloze, por tani ajo e do shumë dhe kujdeset për vëllanë e saj”, u shpreh Sabiani gjatë emisionit.
Fillimisht ishte Kejsi ajo që takoi të atin, dhe e falenderoi atë për kujdesin, pavarësisht ndarjes nga nëna e saj.
Më pas mbërriti dhe i vogli, i cili mund të themi me plot gojë që është kopja e këngëtarit.