Ndërsa po shkojmë drejt sezonit post-covid, në të njëjtën kohë jemi dhe në mes të sezonit pranveror. Kjo do të thotë që kemi filluar të zgjedhim rroba me ngjyra të lehta për veshjet e përditshme. Fustanet janë një zgjedhje unike, e preferuar për gratë për paraqitjet e tyre gjatë gjithë ditës pasi janë komode dhe elegante.
Gjithashtu mund të kombinohen me lloje të ndryshme këpucësh si espadrilles, sandale, atlete dhe çizme për të kompozuar pamje moderne. Kohët e fundit, një trend i veçantë duket se po bën një rikthim dinamik këtë vit. Mediat sociale janë “mbytur” me imazhet e blogerëve dhe ndikuesve të modës, të cilat kanë zgjedhur “fustanin pa shpinë”.
Pavarësisht nëse janë mini, midi apo maxi, ky trend përmirëson imazhin e çdo gruaje. Tendenca pati një prani të fortë në pasarelat e shtëpive të modës. Sidoqoftë, ka disa personazhe të famshëm që nxituan ta adoptojnë këtë trend, duke dhënë pamje mbresëlënëse si Rosie Huntington, Kylie Jenner, Dua Lipa etj. /NOA.al