Disa herë gjatë takimit, Stela kërkon që të mbyllë takimin.
Stela dhe Armando tërhoqën vëmendjen që në takimin e tyre 4-minutësh. Armando iu drejtua Stelës me fjalët më të ëmbla dhe u emocionua së tepërmi. Por ky takim, jashtë studios zhgënjeu fansat, që pëlqyen që në fillim, këtë çift të mundshëm.
Sipas Stelës, Armando nuk i dha energji të mirë.
Stela: Nuk ndihesha rehat, nuk kishte energji pozitive, nuk isha vetja. Nuk ishte ai ambienti i bukur që prisja që të ishte. M’u prish që kur filloi të pyeste për ish-bashkëshortin, gocën.
Armando: Unë e perceptoj si refuzim, nuk e di ku gabova??
Stela: Jo, nuk është ashtu…
Armando: Unë nuk e kuptoj, është më se e natyrshme të pyes…