Tea dhe Bearti, si një ndër çiftet më të reja dhe të shumëkomentuara të showbiz-it nuk mund të mos publikonin pamje nga festa e tyre e Shën Valentinit.
Në fakt ishte Beart Rexhepi ai që përmes dy InstagramStory-ve shpërndau me ndjekësit pamje nga hoteli ku po qëndron dyshja.
Siç mund ta shihni, nuk mungojnë petalet përgjatë gjithë rrugës për në shtrat dhe madje sipër këtij të fundit.
Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, pas skandalit të madh të romancës që u kthye në kryefjalën e mediave gjatë këtyre ditëve.
Megjithëse doli ‘e përputhur”me Andin nga emisioni, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.
Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” lidhjen e tyre përmes rrjeteve sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku. Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij.