Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni e ka hapur sërish llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, shkruan Express.
Ajo e kishte mbyllur Instagramin edhe shkaku i ofendimeve dhe kritikave të shumta që kishte marrë pas zyrtarizimit të lidhjes me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.
Pas fotografive dhe videove që dolën ku shihej duke u puthur e përqafuar me Beartin, ndjekësit e saj e quajtën tradhtare, e disa edhe ia uruan vdekjen.
Por, ndjekësit s’do të kenë më mundësi që të komentojnë. Tea menjëherë pas hapjes së llogarisë ka ndaluar komentet.
Ndërkohë, që ende nuk e ka fshirë fotografinë ku shihet me Andin, Borën dhe Arjanin, foto që ishte realizuar mbrëmjen kur ishte larguar nga emisioni.