Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora së shpejti pritet të publikojë këngën e saj të re në bashkëpunim me David Guetta.
E veçanta e kësaj kënge është veshja tradicionale shqiptare me të cilë Rita do të paraqitet në videoklipin e këngës.
Përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka ndarë një pjesë të videoklipit që pritet të lansohet pas 4 ditësh.
“Edhe katër ditë”, ka qenë përshkrimi i videos – ku tregon se ka vendosur ‘link-un’ edhe në biografi të Instagramit për të pasur qasje më të lehtë në momentin e lansimit.