Loading...

Ermal Mamaqi kërkon ndjesë për trajnimin: ‘Babai im e ka kaluar rëndë Covidin’

Producenti, aktori dhe kantautori i njohur në vend, Ermal Mamaqi, ka kërkuar ndjesë publike për trajnimin me dhjetëra të rinj në një sallë të mbyllur, për të cilën u kritikua nga publiku i gjerë.

Në një lidhje telefonike për “Wake Up”, ai u shpreh se nuk dëshiron të bëhet burim për përhapjen e sëmundjes, pasi edhe babai i tij e ka kaluar në gjendje të rëndë.

Teksa i kërkoi ndjesë të gjithëve, Mamaqi sqaroi me detaje se si ndodhi që një trajnim doli jashtë parashikimeve dhe u mblodhën aq shumë njerëz.

“I kërkova ndjesë njerëzve, se nuk dua të bëhem problem për shpërndarjen e Covidit, pasi vetë babai im e ka kaluar rëndë sëmundjen. Kështu që po e ritheksoj që më vjen keq, nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte me vetëdijen time të plotë dhe ishte një organizim i ekipit tim. Ne nxorëm një njoftim që do e bëjmë këtu dhe ishte ‘online’. Nga fakti që njerëzit duan të kenë energji dhe duan të kenë diçka ndryshe, – tha ai. – Ajo që ndodhi, është që erdhi një numër më i madh se ai që kishim llogaritur. Edhe ne morëm një sallë kinemaje për të respektuar masat, por numri ishte i madh dhe njerëzit nuk i nxirrja dot jashtë. Ndodhi sa hap e mbyll sytë dhe doli nga kontrolli”.

Megjithatë, ai shpreh rezerva kur thotë se “ajo që ndodh gjithë kohës, është që njerëzit i shohim si po sillen dhe papritur zëri u ngrit njëkohësisht vetëm për këtë trajnimin tim. Duket sikur të gjithë po rrinë në shtëpi dhe dola veç unë me trajnimin tim”.

Ashtu siç konfirmoi para disa ditësh kryeministri Rama, nuk ka munguar gjoba për aktorin, pasi shkeli rregullat për përhapjen e koronavirusit. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com