Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Akti Normativ është firmosur nga kryeministri Rama dhe ministrja e Belinda Balluku.
Sqarohet se me këtë VKM, çdo certifikatë aktuale e SGS, apo e njohur ndryshe si dokumenti i kolaudimit, fiton edhe 3 muaj vlefshmëri.
Shtyrje të vlefshmërisë së certifikatave përfitojnë të gjitha llojet e mjeteve. Megjithatë bëhet me dije se taksat duhet te paguhen në afatet përkatëse, ndryshe do të ketë kamat vonesë.
Shtyrja e kolaudimit bëhet për shkak se gjatë vitit 2020, pati bllokime qarkullimi. Po ashtu shtyrja është bërë me qëllim që t’i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin, duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në Kodin Rrugor, që është miratuar si draft në qeveri dhe pret kalimin në Parlament gjatë janarit.
Ndërkaq, shërbimi i ri i kolaudimit po përgatitet për të kaluar nga koncensionari në shtet dhe do të bëhet një herë në dy vite. /noa.al/