Loading...

Soni Malaj ngre Alarmin: ‘Kjo është një faqe fals që kërkon t’iu ma shtrojë. Bëjeni report’ (foto)

Këngëtarja Soni Malaj, mes personazheve të tjetër të njohur është e fundit, emri i të cilëve është përdorur nga persona të pa identifikuar, për të përfituar para përmes mashtrimit.

Soni Malaj ndau lajmin me ndjekësit e saj, duke publikuar një foto të profilit të rr emë që është hapur në emër të këngëtares në Instagram.

Ajo tha se faqja është f alse dhe ka si qëllim që të ma shtrojë njerëzit.

Soni Malaj u kërkoi ndjekësve që ti bëjnë “report” për ta mbyllur këtë faqe.

“Kjo është një faqe fals që kërkon t’iu ma shtrojë. Bëjeni report,’ – shkroi këngëtarja.

Emra të tjerë të njohur, si Ardit Gjebrea, Rudina Magjistari, Alketa Vejsiu dhe Aurela Gace, por edhe politikanë, janë përdorur njësoj për të mashtruar njerëzit, me qëllime përfitimi. /NOA.al